Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E zbulon babai i tij, Elon Musk dëshiron të blejë 'gjigantin' e Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
E zbulon babai i tij, Elon Musk dëshiron të blejë
Ilustrim / Elon Musk & Logo e Premier League

Babai i Elon Musk ka zbuluar se djali i tij, njeriu më i pasur në botë, dëshiron të blejë gjigantin anglez të futbollit, Liverpool.

Musk, 53 vjeç, njihet më së shumti si CEO i Tesla Motors, pronar i X (ish Twitter) dhe një aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Mirëpo babai i tij, Errol, zbuloi planet befasuese të Elonit teksa gazetarja e Times Radio e pyeti: A dëshiron djali juaj të blejë klubin e futbollit, Liverpool?

Errol u përgjigj: "Unë nuk mund të komentoj për këtë, ata [pronarët aktualë Fenway Sports Group] do të rrisin çmimin. Oh po, [ai ka shprehur një dëshirë], por kjo nuk do të thotë se ai do ta blejë atë".

"Gjyshja e tij ka lindur në Liverpool, dhe ne kemi të afërm në Liverpool, dhe kemi pasur fatin të njohim shumë nga Beatles sepse ata u rritën me disa nga familja ime. Pra, ne jemi të lidhur me Liverpool”, tha ai ndër të tjera duke lënë të nënkuptonte se Musk synon blerjen e kësaj skuadre.

Liverpooli është në pronësi të FSG që nga viti 2010. Vlerësimi më i fundit i Forbes e renditi Liverpool si klubin e katërt më të vlefshëm të futbollit në botë, me vlerë 4.3 miliardë paund.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga