Chelsea ka fituar në shtëpi përballë Everton në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi me rezultatin 6-0 në favor të vendasve.
Por nuk ishte vetëm rezultati i thellë ai që mori vëmendjen. Në minutën e 62’ të sfidës, Chelsea fitoi një penallti, teksa ishte kjo e fundit që u bë ‘mollë sherri’ mes lojtarëve të “Bluve”.
Si fillim topin e mori Madueke për ta ekzekutuar 11-metërshin, teksa pas tij erdhi Palmer që i mori topin nga dora. Në momentin që sulmuesi anglez po vendoste topin në tokë, sulmuesi, Nicolas Jackson u afrua i revoltuar.
Një ngjarje aspak e këndshme për një ekip që pavarësisht se fitoi me një rezultat të thellë mbrëmjen e sotme, nuk po kalon një moment të mirë. Duket qartë se situata në klubin londinez nuk është e qetë, me lojtarët që fillojnë ‘sherret’ për 1 penallti të vetme.