Ilustrim, tifozë futbolli
Një situatë e papritur ka ndodhur në paradën e festës së klubit të Leeds United. Këta të fundit siguruan rikthimin në Premier League, por festimet s’kanë shkuar në mënyrën më të mirë.
Një nag tifozët e klubit anglez, i quajtur Ed O’Brien është rrëzuar nga pema ku ishte ngjitur për të festuar. Pas rënies nga pema, tifozi është transportuar menjëherë drejt spitalit, teksa momentalisht është në koma.
Në Angli është hapur një llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë familjes së 33-vjeçarit. Ky i fundit u operua, por dëmtimet në tru kanë qenë të rënda. Tashmë, tifozi i Leeds po lufton me jetën.
Poll