Ende pa u mbyllur sezoni aktual, Liverpool ka nisur të mendojë për përforcimet e mbrojtjes që do të bëjë në merkaton verore që po vjen. “The Reds” kanë shënjestruar objektivin e radhës.
Bëhet fjalë për Marco Palestra, mbrojtës i krahut të djathtë, kartoni i të cilit zotërohet nga Atalanta, por këtë sezon futbollisti e ka luajtur me fanellën e Cagliarit, po në Serie A. Sipas "CaughtOffside", 21-vjeçari pëlqehet shumë nga Liverpool, teksa bisedimet janë shumë pranë nisjes.
Këtë sezon, mbrojtësi anësor ka bërë mjaft mirë në kampionatin italian, duke shënuar 1 gol dhe asistuar në 4 të tjerë. Ndërkohë që vlera e tij është 30 milionë euro, por Atalanta mund të kërkojë më shumë për ta lënë të lirë.
Megjithatë, ky transferim do të ishte i papritur nga klubi i Premier League. Jo më larg se vera e shkuar, Liverpool firmosi me një mbrojtës të djathtë, Jeremy Frimpong për 40 milionë euro nga Bayer Leverkusen.
