Andre Onana
Andre Onana po luan momentalisht i huazuar te Trabzonspor nga skuadra e Manchester United. Ky huazim vlen deri në verë, kur pritet që portieri 29-vjeçar të largohet nga Turqia, por edhe nga Premier League.
Sipas “DailyMail”, kamerunasi është gati për një rikthim te Inter. Edhe klubi zikaltër ia ka lënë derën hapur një transferimi të tillë, pasi është në kërkim të një zëvendësuesi të denjë për Yann Sommer.
Bëhet me dije se agjentët e futbollistit kanë rënë parimisht dakord me klubin nga Milano, teksa pritet vetëm vera për të përfunduar gjithçka. Kujtojmë se Onana u shit nga Inter te Manchester United në verën e vitit 2023 për 50 milionë euro.
Poll
