
Liverpool
Darwin Nunez rezultoi sulmuesi më i dobët i Liverpoolit në sezonin e kaluar. Por ky tregues nuk ka ndikuar që klubet arabe të tregojnë interes për uruguaianin.
Ende nuk ka mbërritur oferta për sulmuesin e “Reds”, por pretendimet e kampionëve të Premier Leagues është 80 milionë euro, çka do mbulonte shpenzimet që ata kryen kur e transferuan nga Benfica para 3 vitesh.
Në këtë segment kohor, Nunez ka rezultuar dështim. Për Liverpoolin shitja e 26-vjeçarit do të thoshte shumë, pasi do kontribuonte ndjeshëm në blerjen e Alexander Isak nga Newcastle.
Poll