
Pas aventurë së sukseshme me Burnleyn, portieri James Trafford është kthyer në “shtëpin” e tij, Manchester City. Gardiani anglez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me “Qytetarët”, e vlefshme deri në verën e vitit 2030. Pas këtij zyrtarizimi, Trafford është prononcuar për faqen zyrtare te Manchesterit.
Ai ndër të tjera shprehet se City është familja e tij, duke e konsideruara ekipin e Pep Guardiolës si ideal për t’u rritur profesionalisht: “Kthimi në City është një moment i veçantë, për mua dhe familjen time. Gjithmonë kam ëndërruar të kthehem një ditë.
Kjo është shtëpia ime, një klub unik me njerëz fantastikë. Jam ende shumë i ri dhe dua të vazhdoj të përmirësohem. Nuk ka vend më të mirë për ta bërë këtë sesa City. Mezi pres të luaj para tifozëve fantastikë të City-t dhe do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar klubin të arrijë suksese të mëtejshme”.