
Geovany Quenda
Geovany Quenda do të jetë futbollisti më i ri i Chelseat. Sulmuesi portugez ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Sportingun e Lisbonës për të nisur një të re në Premier League angleze.
17-vjeçari ka kryer edhe vizitat mjekësore, teksa ka një marrëveshje të plotë dhe të kryer edhe midis klubeve. Quenda i ka thënë “PO” projektit të Chelseat, me trajnerin Maresca që e pëlqen shumë sulmuesin. Por, 17-vjeçari do t'i bashkohet "Bluve të Londrës" në verën e vitit 2026.
Kujtojmë se talenti i lindur në vitin 2007 ka nisur karrierën e tij tek moshat e Damainese në Portugali, para se ta kalonte te Benfica. Tek këta të fundit është aktivizuar 2 vite, e më pas u transferua te Sporting Lisbona.
Poll