Aston Villa ka bërë një shitje të bujshme. Klubi anglez ka shitur Moussa Diaby në Arabinë Saudite, te ekipi i Al-Ittihad. Nga ky operacion, Aston Villa ka arkëtuar 60 milionë euro.
Diaby do të firmosë me arabët një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029. Një goditje tjetër nga Al-Ittihad që pas Aouar, firmos me Diaby dhe po pret të transferojë dhe portierin e Manchester City-t, Ederson.
Në krahun tjetër, ky është një lajm i mirë për Ernest Muçin. Duke ditur që shqiptari është një dëshirë e kaherëshme e Aston Villas, tashmë sulmuesi i Kombëtares sonë e ka vendin e lirë te ekipi anglez.
Pritet të shihet nëse Aston Villa do ta zëvendësojë Diaby pikërisht me Ernest Muçin, me shqiptarin që momentalisht aktivizohet me Besiktas në Superligën turke.