
Armando Broja
Armando Broja te Ipswich konsiderohej diçka e kryer. Kur pritej vetëm zyrtarizimi sepse ishin kryer testet mjekësore, gjithçka ngeci.
Shkak për këtë zbulohet të ketë qenë “Tendina e Akilit”. Broja ka shfaqur kështu probleme gjatë testeve mjekësore, për këtë dhe Ipsëich është tërhequr momentalisht.
Kështu 22-vjeçari nuk është në formën e tij më të mirë. Tashmë zhvillimet kanë marrë tjetër rrjedhë.
Mësohet që klubi sapongjitur në Premier League ka kërkuar te Chelsea të ndryshojë kushtet në kontratë. Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare po huazohej, teksa Ipswich kishte detyrim blerjen e tij për më shumë se 30 milionë euro nëse siguronte mbijetesën në Premier League.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
58 milionë euro, Chelsea nuk “ngopet” me sulmues
PREMIER LEAGUE
Nuk shënoi asnjë gol, Chelsea vendos për Armando Brojën
PREMIER LEAGUE