
Andre Onana
Andre Onana ishte pothuajse i larguar nga Manchester United këtë merkato verore. Megjithatë, eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka treguar një situatë krejt ndryshe të portierit kamerunas.
Onana, i cili momentalisht është i dëmtuar, ka pasur një bisede më trajnerin e “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim. Ky i fundit, i ka kërkuar 29-vjeçarit që të mos bisedojë me asnjë klub tjetër.
Sipas gazetarit italian, Onana e ka pranuar diçka të tillë, duke hequr “dorë” nga merkato dhe duke u fokusuar në rikthimin në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Një kthesë e papritur kjo për të ardhmen e portierit, e cila nuk është vendosur ende.
Poll