Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E BUJSHME/ Nga United në Turqi? Besiktas i "hedh grepat" sulmuesit të Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nga United në Turqi? Besiktas i "hedh grepat"
Rasmus Hojlund, Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo

Alejandro Garnacho me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United këtë merkato verore. Sulmuesi argjentinas është gati për një aventurë të re, madje edhe larg Premier League.

Interesimet për 21-vjeçari nuk mungojnë, duke filluar nga Napoli, Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid. Ndërkohë që së fundmi, një tjetër emër surprizë ka dalë në “skenë”.

Bëhet fjalë për Besiktas. “Gjiganti” turk është gati të shpenzojë miliona euro për të siguruar shërbimet e Garnacho. Ky i fundit nuk ka shfaqur ndonjë interes konkret për futbollin turk, por momentalisht asgjë nuk mund të përjashtohet.

Kujtojmë se Garnacho është pjesë e United prej vitit 2020. Ai u kthye një “lider” në sulmin e “Djajve” me Erik ten Hag, por trajneri aktual, Ruben Amorim nuk e ka aspak në planet e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga