Aventura e Cristiano Ronaldos te Al-Nassr mund të konsiderohet kapitull i mbyllur sipas mediave angleze. Më tej, thuhet se ylli portugez ka nisur bisedimet me drejtuesit e Manchester United për mundësinë e rikthimit në “Old Trafford”.
Madje, 40-vjeçari luzitan është gati të pranoj ulje të ndjshme në pagë vetëm për t’iu bashkuar me skuadrën ku bëri “bujë”. Edhe pse “ndarja” me Manchesterin në dhjetorin e vitit 2022 ishte e “dhimbshme”, Ronaldo beson se problemi kishte të bënte me ish-trajnerin Erik ten Hag.
Nëse kalimi te United ndodh gjatë orëve të ardhshme, do të ishte hera e tretë që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të vishte fanelën e “Djajve” anglez, pas cikleve 2003-2009 dhe 2021-2022.
Gjatë kohës kur Manchester United drejtohej prej Sir Alex Ferguson, Ronaldon fitoi gjithçka te mundshme, si në planin ekipor, ashtu edhe në atë individual.
????????⏳???????? #MUFC https://t.co/Z8OU18u21g
— Topskills Sports UK (@topskillsportuk) February 3, 2026
