Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Duhet të kthehemi”, Pep Guardiola: Gjithçka po shkon keq, por shikojmë përpara

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të kthehemi”, Pep Guardiola: Gjithçka po shkon
Pep Guardiola

Manchester City u mposht ditën e martë nga Bodo/Glimt në Champions League me shifrat 3-1. Pas kësaj disfate ka folur Pep Guardiola, i cili ka theksuar se ekipi do të kthehet sërish te rezultatet e mira.

Sipas timonierit të anglezve gjithçka aktualisht po shkon keq, por ekipi do të përpiqet të ndryshojë, pasi lojtarët krijojnë, por duhet të jenë më të saktë në finalizim.

"Duhet të kthehemi, rezultatet që nga viti 2025 nuk janë të mira, për sa i përket Premier League dhe tani këtu [në Bodo].

Por ne shkojmë përpara, Ëolves dhe pastaj Galatasaray. Kemi ndjesinë se gjithçka po shkon keq, detajet, por duhet të përpiqemi ta ndryshojmë këtë.

Nuk kam asnjë dyshim për këtë garë, asgjë nuk merret si e mirëqenë, kjo është e sigurt. United na mundi dhe ishte më i mirë. Tani [Bodo] kishte vrull. Por skuadra ishte aty dhe ne krijuam, në tranzicion ata janë vërtet të mirë”, ka theksuar timonieri i Cityt.

Poll

Lexo gjithashtu