Merkatoja e janarit, është një ndër periudhat më të shumë pritura pasi të gjitha klubet e shikojnë si mundësi ideale për të perfeksionuar skuadrat e tyre. E në këto "ujëra" ndodhet edhe ekipi i Manchester United, pasi ky i fundit po vazhdon kërkimet për të "blinduar" sulmin.
Ndërsa një nga emrat që ka dalë në plan të parë është sulmuesi i Leipzig, Yan Diomande. Ky i fundit është përshkruar si një talent i "jashtëzakonshëm", pasi në Evropë ka kaluar një sezon të shkëlqyer me Leipzig në Bundesligë, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 14 ndeshjet e luajtura.
Sigurisht duke i studiuar dhe statistikat e tij së fundmi, ylli ri i skuadrës gjermane shihet si një alternativë interesante dhe një projekt afatgjatë për skuadrën e drejtuar nga Ruben Amorim.
Sipas medias “Give Me Sport”, sulmuesi Diomande është futur në krye të listës së dëshirave të “Djajve të Kuq”, të cilët po analizojnë mundësitë për t'a forcuar sulmin në afatin e ardhshëm të transferimeve. Megjithatë nuk do të jetë aq e lehtë pasi Leipzig ka vendosur një çmim mbi 87 milionë funte për çdo marrëveshje.
