
Estevao Willian do të jetë futbollisti i Chelsea duke filluar që nga vera e ardhshme. 18-vjeçari njihet ndryshe edhe si “Messinho” për shkak të lojës së tij të ngjashme me Lionel Messin.
Braziliani shihet si një futbollist me mjaft perspektivë për të ardhmes, i cili ,me Palmeiras ka thyer rekordin e Neymar me më shumë gola nga një 17 vjeçarë.
Transferimi i tij në Premier League u ka kushtuar “Bluve” rreth 35 milionë euro dhe bashkë me bonuset mund të shkojë në 60 milionë euro. Në lidhje me aventurën e tij te Chelsea ka theksuar se dëshiron të bëhet një legjendë e këtij klubi.
“Dua të bëj histori… Dua të bëhem braziliani më i suksesshëm në historinë e Chelseat. Dua të fitoj tituj dhe të tregoj të gjithë potencialin tim, të tregoj gjithçka që mund të bëj. Ky do të jetë misioni im”, është shpehur Estevao.