Merkatoja e janarit ka ofruar mjaft surpriza, sidomos nga klubet e kampionatit angelz. Bëhet fjalë për ekipin e Manchester Cityt i cili prej kohësh kishte në listën e “dëshirave” dhe synimin kryesor, qendërmbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi.
Emri i këtij të fundit ka qenë mjaft i përfolur nga ana e “qytetarëve” pasi skuadra e Pep Guardiolës ka vijuar me negociatat. Ndër të tjera klubi i ka parë aftësitë e qendërmbrojtësit si mjaft të sakta dhe të nevojshme për ekipin.
Afrimi me negociatat dhe marrëveshjen gati për t'u zyrtarizuar është bërë e ditur edhe nga gazetari sportiv, Fabrizio Romano. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ai ka treguar se Manchester City ka avancuar me marrëveshjen, sidomos në këto 12 orët e fundit.
“Manchester City përparon në marrëveshjen për Marc Guehi, pasi një përpjekje e madhe është bërë në 12 orët e fundit. Manchester City i paraqiti një propozim të rëndësishëm Guehit për sa i përket kontratës, përfundimisht gati të vazhdojë edhe me Crystal Palace. Marrëveshja tani është më afër”, ka shkruar Fabrizio Romano.
25-vjeçari u transferua nga Chelsea tek Crystal Palace në vitin 2021, ndërsa “qytetarët” e kanë "piketuar" si për shkak të aftësive të mira të tij në fushë, por edhe për shkak të nevojës për të pasur më shumë lojtarë pas dëmtimeve të shumta.
