Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Do t’i japë fund aventurës 10 vjeçare me Tottenham, Son: Vendimi më i vështirë që kam marrë në karrierën time

Shkruar nga NEWSPORT
Do t’i japë fund aventurës 10 vjeçare me Tottenham, Son:
Heung-min Son

Heung-min Son do të largohet nga Tottenham pas plot 10 vitesh. Sulmuesi nga Koreja e Jugut, do të mbyllë kështu aventurën e tij në Premier League, për të nisur një të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

33-vjeçari ka konfirmuar për mediat që do të largohet, duke theksuar se ishte një nga vendimet më të vështira që ka marrë. Gjithashtu, Son shton se ka nevoje për ndryshim ambienti.

“Kam vendosur të largohem nga klubi këtë verë. Me respekt, klubi po më ndihmon me këtë vendim. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë në karrierën time. Kujtime kaq të mrekullueshme. Ishte shumë e vështirë të merrja vendimin.

Erdha në Londrën veriore si fëmijë, në një moshë shumë të re, një djalë i ri erdhi në Londër që as nuk fliste anglisht. Të largohesha nga ky klub si i rritur është një moment shumë, shumë krenar. Kam nevojë për një mjedis të ri për të shtyrë veten. Kam nevojë për pak ndryshim, 10 vjet është një kohë e gjatë”, ishin fjalët e Son.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga