Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Disa lojtarëve u mbaroi energjia”, Arne Slot pas humbjes: Jemi e vetmja skuadër me 2 ditë pushim

Shkruar nga NEWSPORT
“Disa lojtarëve u mbaroi energjia”, Arne Slot pas humbjes: Jemi
Arne Slot

Liverpool nuk ia doli të fitonte në transfertë, duke u mposhtur nga Bournemouth me shifrat 3-2. Një disfate e cila ka lënë padiksutim shije të keqe te “The Reds”.

Arne Slot ishte padiksutim i zhgënjyer për performancën e të tijve në këtë takim, teksa nënvizoi se u kishin shteruar energjitë. Ndër të tjera timonieri i anglezve u ankua gjithashtu edhe për orarin e ndeshjeve, pasi siç dihet në mesjavë luajti ndaj Olympique Marseille.

“Frustruese, sigurisht. Të pësosh një gol në minutën e fundit të ndeshjes është gjithmonë frustruese, por sidomos kur nuk ka kohë të mbetur për t’u rikthyer në lojë.

Mendoj se mund të them me siguri se ata mund ta kishin shënuar golin e tretë edhe më herët. Disa lojtarëve tanë u mbaroi energjia dhe nuk mund t’i kritikoj për këtë.

Dy ditë më parë na u desh të luanim një ndeshje jashtë fushe në Evropë. Jemi e vetmja skuadër që ka luajtur në Champions League dhe ka vetëm dy ditë pushim mes ndeshjeve.

Pas një ndeshjeje jashtë fushe, vjen një tjetër ndeshje jashtë fushe kundër një prej ekipeve më intensive. Ajo që nuk duhej të kishte ndodhur është që ta humbasësh ndeshjen në fund, sepse kjo është më e vështirë për t’u pranuar.

Për pjesën tjetër të ndeshjes, ishte krejtësisht ndryshe. Ne e dominuam ndeshjen”, ka përfunduar Slot.

Poll

Lexo gjithashtu