Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Dëmtimi i Rodri, Guardiola nuk e bën “dramë”: Do gjejmë zgjidhje, kemi luajtur edhe pa De Bruyne

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi i Rodri, Guardiola nuk e bën “dramë”: Do
Pep Guardiola - Rodri

Rodri në sfidën me Arsenalin ka pësuar një dëmtim të rëndë. Spanjolli ka zhvilluar testet e para në Manchester ku është mësuar se ka një këputje të ligamentit, dëmtim që pritet ta lërë jashtë fushave të blerta për 7-8 muaj, praktikisht ka mbyllur sezonin.

Kampioni i Europës këtë javë pritet të zbarkojë në Spanjë për të bërë teste më të detajuara dhe ku do të mësohet saktësisht se sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar.  Në lidhje me dëmtimin e mesfushorit ka folur Pep Guardiola.

Për trajnerin e Cityt padiksutim është një lajm i keq, por Guardiola nuk e bën dramë. Spanjolli thekson se ekipi do të gjejë zgjidhje, pasi sezonin e kaluar kanë luajtur për 5 muaj pa Kevin de Bruyne.

“Do të gjejmë një zgjidhje. Kur një lojtar është i pazëvendësueshëm, ne duhet të veprojmë si ekip dhe kjo do të ndodhë. Sezonin e kaluar kemi luajtur 3 muaj pa Erling, 5 muaj pa De Bruyne dhe fituam Premier League”, ka përfunduar Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga