Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Dëmtimet e Saka dhe Jesus, Arteta: Na mungojnë, po kërkojmë sulmuesin e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimet e Saka dhe Jesus, Arteta: Na mungojnë, po kërkojmë
Mikel Arteta

Arsenali është një nga skuadrat pretendente për të fituar titullin në Premier League. “Topçinjtë” aktualisht ndodhen vetëm 6 pikë pas “The Reds”, me këto të fundit që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Por ekipi i Mikel Artetës është i “pafat”, pasi janë dëmtuar lojtarë të rëndësishëm, sidomos në repartin e sulmit. Kështu anglezët kanë humbur shërbimet e Bukayo Saka dhe Gabriel Jesus, me këtë të fundit që ka mbyllur sezonin.

Mungesat e tyre po ndihen në ekip dhe diçka të tillë e konfirmon edhe Arteta. Ky i fundit nënvizon gjithashtu se drejtuesit janë në kërkim të një sulmuesi gjatë kësaj periudhe që të bëjë diferencën në ekip dhe të sigurojë gola.

“Mendimi im është i qarë. Ne humbëm dy lojtarë shumë të rëndësishëm, Bukayo Saka dhe Gabriel Jesus. Na mungojnë golat , na mungojnë opsionet në vijën e parë. I humbën më një moment shumë delikat dhe ku ne kemi më shumë se kurrë nevojë për ndihmën e tyre. Tashmë e kemi pranur diçka të tillë dhe po kërkojmë për një tjetër sulmues gjatë kësaj merkatoje”, ka theksuar Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga