Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Delap në shënjestër të Chelsea-t, 60 milionë euro për talentin anglez

Shkruar nga NEWSPORT
Delap në shënjestër të Chelsea-t, 60 milionë euro
Liam Delap

Chelsea po lëviz fuqishëm duke synuar përforcimin e sulmit. Shumë emra janë në diskutim për tu transferuar nga Chelsea, megjithatë duket se fokusi është Liam Delap.

Klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon duke realizuar 10 gola dhe 2 asiste. 

Mediat raportojnë vazhdimisht për paraqitjen e tij duke e konsideruar kështu një nga zbulimet e këtij sezoni në kampionatin anglez. “Blutë” e Londrës e shikojnë 22- vjecarin favorit për të zgjidhur problemet e sulmit dhe për të fituar trofe në sezonet e ardhshme.

Ky transferim pritet të jetë një nga më të bujshmit e verës dhe do të tregojë ambicien e madhe të Chelsea për të rikthyer lavdinë e dikurshme. Në garë për sulmuesin anglez janë dhe ekipet e tjera të mëdha të kampionatit anglez si Arsenal, Manchester United.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga