
Kevin de Bruyne
Pak javë më parë, Kevin De Bruyne konfirmoi se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Kontrata e “citizens” dhe mesfushorit belg, e cila skadon në verë, nuk do të rinovohet.
Megjithatë, klubi se ku do të jetë pjesë De Bruyne sezonin e ardhshëm ende nuk është bërë i ditur, por një hipotezë ka dalë në pah ditën e sotme. Siç raporton “Sky Sports” Aston Villa ka nisur kontaktet me 33-vjeçarin belg.
Para pak kohësh, De Bruyne u shpreh se ishte i zhgënjer nga drejtuesit e klubit të tij, të cilët nuk i ofruan rinovimin. Pas 10 vitesh, mesfushori belg do të largohet përfundimisht nga Manchester City aty ku fitoi gjithçka.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
58 milionë euro, Chelsea nuk “ngopet” me sulmues
PREMIER LEAGUE