
Kevin De Bruyne është nja nga lojtarët që kërkohet në Arabi Saudite. Te Al-Ittihad kërkojnë shërbimet e belgut, i cili nëse zgjedh të kalojë në Arabi i jep fund aventurës së tij në Premier League.
Në lidhje me të ardhmen e De Bruyne ka folur Pep Guardiola. Timonieri i “Qytetarëve” ka theksuar se pavarësisht ofertave për belgun, ai do të qëndrojë te City të paktën edhe për 2 vite të tjera.
“Kevin nuk do të largohet. Nëse dikush dëshiron të largohet, ne do të flasim për këtë dhe natyrisht, deri në ditën e fundit të merkatos do të kemi mundësi të vendosim. Nuk e përjashtoj ardhjen e lojtarëve të rinj, por mendoj se në 85, 90 ose 95% të rasteve do të kemi të njëjtin ekip vitin e ardhshëm”-deklaroi Guardiola.
Kujtojmë se 33-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2025. Për herë të parë veshi fanellën e anglezëve në verën e vitit 2015.