
Darwin Nunez
Darwin Nunez është vetëm 1 hap larg kalimit te Al Hilal. 26-vjeçari do të mbyllë kështu aventurën e tij me Liverpool në Premier League, duke i dhënë fund pas 3 sezonesh.
Sipas Florian Plettenberg bëhet me dije se Nunez dhe Al Hilal do të nënshkruajnë një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2028. Futbollisti do të përfitojë në total rreth 45 milionë euro, pa përfshirë bonuset.
Ndërkohë nga krahu tjetër ky transferim do t’i kushtojë arëbëve 53 milionë euro plus bonuset. Diçka e tillë e bën një nga blerjet më të shtrenjta në klub pas Neymar, Malcom dhe Ruben Neves.
Poll