
Darwin Nunez e ka lënë gjithmonë derën hapur për t’u larguar nga “Anfield”. Në dijeni të këtij fakti te Liverpool kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësueis.
Në “radarin” e anglezve prej kohësh ka rënë futbollisti i Leipzig. Bëhet fjalë për Benjamin Sesko, ci ili është i shumë dëshiruar nga disa ekipe “big”. Sipas “TBRfootball” bëhet me dije se klubi gjerman është i gatshëm të lejojë shitjen e tij nëse në drejtim të sulmuesit do të vinte një ofertë e parezistueshme.
Burime pranë klubit gjerman kanë konfirmuar se sulmuesi slloven ka një klauzolë lirimi prej rreth 65 milionë eurosh, megjithëse kjo shifër mund të rritet në bazë të paraqitjeve të tij dhe arritjeve të klubit.
Sesko ka shënuar 77 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 34 ndeshje për Leipzig këtë sezon.