Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Cristiano Ronaldo thirrje Manchester United: Duhet të rindërtoni gjithçka nga fillimi

Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Ronaldo thirrje Manchester United: Duhet të rindërtoni
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka folur së fundmi për situatën jo të mirë të Manchester United. ‘Djajtë e Kuq’ kanë vite që nuk janë në lavdinë e dikurshme dhe kjo ka bërë që edhe CR7 të thotë fjalën e tij.

Ylli portugez ka thënë se Manchester United duhet të rindërtojë gjithçka nga fillimi. Sipas Cristianos, kjo është mënyra e vetme dhe e duhur që klubi anglez të kthehet aty ku dëshiron.

“Manchester United duhet të rindërtojë gjithçka, është shumë e qartë. United ka nevojë për kohë që të rindërtohet sepse është ende një nga klubet më të mira në botë, por… ata duhet të ndryshojnë. Ata e kuptojnë këtë, është  e vetmja mënyrë për t’u kthyer”, është shprehur Cristiano Ronaldo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga