
Kampionët më të “freskët” nga Botërori i Klubeve, Chelsea, sipas mediave pranë klubit, plotë 17 lojtarë do të largohen nga “Blutë” e Londrës. Ky është një numër shumë i madh, çka ka shkaktuar bujë në Ishull. Mes tyre nuk kishte se si të mungonte as Armando Broja.
Edhe pse është thënë se Chelsea nuk do heqi dorë për 23-vjeçarin shqiptar pa 25 milionë paundë, duket se ata e kanë ulur “hundën” dhe janë gati të negociojnë me klubet e interesuara.
Në këtë listë bëjnë pjesë: Gabri Veiga, Axel Disasi, Malang Sarr, Benoit Badiashile, Cesare Casadei (Anselminho), Ben Chilwell, Alfie Gilchrist, Lesley Ugochukëu, Carney Chukwuemeka, Kiernan Deësbury-Hall, Andrey Santos (Paez), Raheem Sterling, Nicolas Jackson, Christopher Nkunku, Armando Broja, Angelo Gabriel (Marc Guiu) dhe David Datro Fofana. Trajneri Maresca synon të ndërtojë një grup solid dhe të aftë që të konkurrojë në çdo front.