Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Chelsea harron shijen e fitores, City del nga kriza dhe merr fitoren e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea harron shijen e fitores, City del nga kriza dhe merr fitoren e
Erling Haaland

Manchester City e ka nisur vitin mbarë duke arritur të mposhtë West Hamin me shifrat 4-1. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e skuadrës së Guardiolës pas asaj krize, duke u gjendur tashmë në vendin e 6-të me dy pikë larg zonës Champions. Nga ana tjetër, West Ham në vendin e 13-të vijon krizën.

Nga ana tjetër Chelsea ka harruar të fitojë duke u bërë 4 ndeshje pa triumf. Kësaj radhe “Blutë e Londrës” janë ndalur nga Crystal Palace në transfertë duke dalë barazim me shifrat 1-1. Londinezët tashmë janë në vendin e katërt me një pikë larg një vendi më poshtë, ndërsa Crystal Palace në vendin e 15-të.

Bournemouth ka mposhtur Evertonin e Armando Brojës me shifrat minimale 1-0. Të besuarit e Iraolës pozicionohen në vendin e 7-të me tre pikë larg zonës Champions. Ndërsa ekipi i shqiptarit në vendin e 16-të, dy pikë larg zonës së ftohtë.

Brentford ka triumfuar në transfertë ndaj Southamptonit të vendit të fundit me rezultatin e thellë 5-0. Me këtë fitore, ekipi i miqve pozicionohet në mesin e tabelës në vendin e dhjetë.

Një fitore të rëndësishme ka marrë dhe Aston Villa në shtëpi duke mposhtur Leicesterin me rezultatin e ngushtë 2-1. Ekipi i Unai Emery gjendet në vendin e tetë të renditjes, 4 pikë larg zonës Champions, vijon kriza për “dhelprat” që gjenden në vendin e parafundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga