Chelsea u përball dje me Charlton në një ndeshje të vlefshme për kualifikimin në kupë të Anglisë, dhe doli triumfiues me një rezultat bindës 5-1.
Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior sigurisht që ka vlerësuar maksimalisht të gjithë performancën e ekipit por ka rezervuar merita dhe komplimente të vevccanta për Jorrel Hato. Futbollisti 19-vjeccar bëri mjaft mirë, gjë e cila nuk kaloi pa u vënë re nga trajneri.
Ndër të tjera Rosenior theksoi se 19-vjeçari tregoi pjekuri përtej moshës së tij, duke shpjeguar se paraqitja e tij ishte e niveleve shumë të larta. Formën e mirë të Hatos ai nuk e lidhi vetëm me golat por dhe me aftësinë mbrojtëse dhe shkathësinë e tij në sulm.
“Ai është vetëm 19 vjeç. E pashë të luante edhe ndaj Fulham dhe atëherë u impresionova shumë. Ndaj Charlton ai e çoi atë formë në një nivel tjetër. Jo vetëm për golat e tij. Atributet e tij mbrojtëse ishin të shkëlqyera. Mënyra se si qetësoi ndeshjen gjatë posedimit të topit, si u mbrojt një kundër një, dhe prapë kishte energjinë dhe shpejtësinë për të na ndihmuar në sulm, ka qenë e jashtëzakonshme”. tha Rosenior.
