Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Bukayo Saka në “luftë” me kohën, Mikel Arteta gëzon tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Bukayo Saka në “luftë” me kohën, Mikel Arteta
Bukayo Saka - Arteta

Bukayo Saka është një nga mungesat e mëdha të Arsenalit në muajt e fundit. Anglezi po vazhdon rikuperimin dhe tashmë është në “luftë” me kohën për rikthimin në fushën e lojs.

Mikel Arteta ka folur për gjendjen e sulmuesit, me timonierin e “Topçinjve” që ka dhënë lajmin e mirë për tifozët. Sipas Artetës anglezi do të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme  pas sfidave të kombëtareve dhe do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit.

“Ai është afër rikthimit dhe po bën progres mjaft të mirë. Le të shohim se si do të reagojë kur të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme.

Shpresojmë që do të mund ta shohim me topin në këmbë më shumë se sa ka qenë në gjendje deri tani. Ai tashmë ka bërë shumë punë jashtë fushë”, ka deklaruar Arteta. Stafi i Arsenali shpresojnë që Saka të mund të jetë gati sa më shpejt në mënyrë që të mund të luajë ndaj Real Madrid në Champions League.

Kujtojmë se Arsenali dhe Real Madrid do të sfidohen mes tyre në çerekfinalen e Champions League, përballje kjo që do të luhet më 8 prill në “Emirates stadium”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga