Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Brajan Gruda flet si lojtar i Brighton: Është lëvizja e duhur, vitin tjetër luajmë në Europë

Shkruar nga NEWSPORT
Brajan Gruda flet si lojtar i Brighton: Është lëvizja e duhur,
Brajan Gruda

Brajan Gruda u prezantua ditën e djeshme te Brighton, me sulmuesin që nis kështu një aventurë të re në Premier League. 20-vjeçari u transferua nga Mainz te Brighton dhe ky operacion u ka kushtuar arkave të anglezve plot 30 milionë euro.

Menjëherë pas prezantimit, Gruda ka folur për këtë kalim. Gjithashtu ka treguar edhe për eksperiencën e tij te Maniz dhe cilët janë objektivat e tij për sezonin e ri.

“Sezoni i kaluar në rradhët e Mainz ishte i vështirë. Nuk e nisëm siç duhet dhe ndërrum 3 trajnerë rrugës. Kur në krye të ekipi erdhi trajneri Henriksen, unë fillova të aktivizohesha shumë.

Në atë periudhë erdhën edhe golat e asistet e mi, që patjetër më gëzuan. E po ashtu edhe skuadra përmirësoi rezultatet duke arritur objektivin.

Si është Brajani si lojtar? Mendoj se nuk më pëlqen të humbas. Unë jam një driblues dhe kam qejf të hyj në duele. Po ashtu të shënoj dhe të asistoj për shokët.

Trajneri Hurzeler? Më tha që më njeh prej kohësh dhe më ka vëzhguar. Atij i pëlqen mënyra se si unë luaj dhe që jam i përshtatshëm për stilin e tij.

Pozicioni? Unë luaj në krahë, por për mua nuk është aspak e rëndësishme. Mund të luaj edhe si numër 10-të apo 8-të. Mjafton të luaj dhe të jap kontributin tim për ekipin, ku debutimin po e pres me padurim.

Brigton? Mendoj se është lëvizja e duhur për mua. Është një skuadër me djemë të rinj dhe besoj se do jetë një kënaqësi të luaj këtu. Po ashtu kam besimin se vitin tjetër do luajmë në Europë.

Objektivi? Sa më shumë gola dhe asiste”, ka përfunduar lojtari me origjinë shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga