Manchester United këtë sezon duket shumë larg pritshmërive të drejtuesve, me stolin e Erik tan Hag që gjithmonë e më shumë po lëkundet pas paraqitjeve në kampionat.
Por pavarësisht kësaj, ekipi i këtij sezoni nuk është në lartësinë e duhur, për këtë drejtuesit kanë nisur që tani të mendojnë për merkaton e ardhshme. Kështu në radarin e tyre ka përfunduar ylli i Real Madrid.
Bëhet fjalë për Aurelien Tchouamenit, i cili gjithashtu është në radarin e Liverpool. “Djajtë” janë të gatshëm të shpenzojnë 67 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili u transferua nga Monaco në Madrid në vitin 2022. Bisedimet mes klubeve pritet të nisin në muajt në vazhdim dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e francezit.