Prag merkatoje dhe kjo sigurisht që ka ndikimet e veta, sa i takon ndryshimeve që klubet synojnë ti arrijnë. Një ndër to është edhe Barcelona e cila ka për qëllim që të “blindojë” mbrojtjen e saj. E për këtë i ka vënë "syrin" njërit nga futbollistët e “Premier League”. Konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësin Nathan Ake, i cili luan për Manchester City.
Intersimi i katalanasve, për mbrojtësin holandez vjen në një kohë kur ai nuk ka shumë minuta tek City. Emri i tij lidhet ngushtë me aftësinë për të luajtur si mbrojtës i majtë ose qendërmbrojtës. Kjo do të nënkuptonte një plus për Barcelonën në mungesë të Araujo, Christense dhe Kounde.
Kontrata e tij aktuale me Manchester City i skadon në vitin 2027, e cila i jep Barcelonës mundësinë që të ketë një trasnferim me kosto të ulët.
