Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Barazimi me Chelsean, Arteta tregohet modest: Ndeshja ishte shumë konkurruese

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi me Chelsean, Arteta tregohet modest: Ndeshja ishte shumë
Mikel Arteta

Derbi i djeshëm mes Chelseas dhe Arsenalit, i cili ishte i vlefshëm për raundin e 13-të Premier League, u mbyll me barazim në shifrat 1-1. Për mënyrën se si u mbyll sfida ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Sipas timonierit të skuadrës, dueli ishte mjaft i luftuar pasi të dyja ekipet dhanë intensivitet dhe dinamikë në fushë. Ndërsa i pyetur për vështirësitë të cilat ka hasur ai përmendi vetëm kartonat e verdhë të cilat u morën gjatë pjesës së parë.

 “Ndeshja ishte shumë konkurruese. Të dyja ekipet demonstruan intensitet dhe agresivitet, dhe në çdo sfidë ishte e dukshme se sa shumë ishte në lojë. Duke pasur katër lojtarë me kartonë të verdhë, ishte e qartë se kundërshtari kërkonte ta shfrytëzonte këtë. Por ne u riorganizuam, shënuam një gol të shkëlqyer dhe krijuam mundësi shtesë për shënim”, ka përfunduar trajneri, Arteta.

Megjithatë sa i takon renditjes, Arsenal kryeson me 30 pikë, e ndjek Manchester City me 25 pikë, kurse Chelsea është i treti me 24 të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu