Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Barazim mes "tensionesh", Maresca shprehet i kënaqur me "shpirtin luftarak" të londinezëve

Shkruar nga NEWSPORT
Barazim mes "tensionesh", Maresca shprehet i kënaqur me
Enzo Maresca

Enzo Maresca është shprehur shumë i kënaqur me “shpirtin luftarak” të treguar nga lojtarët e tij ditën e djeshme kundër Nottingham Forest. Chelsea zhgënjeu në rezultat duke marrë vetëm një barazim por loja e treguar e ka lënë të kënaqur trajnerin e londinezëve.

Përtej rezultatit, ajo që bëri shumë bujë në këtë takim ishte incidenti i Ëilliams me Cucurella. Ky i fundit u shtyu nga lojtari i kundërshtarëve dhe kësisoj u përplas me Maresca-n. Kjo situatë ndezi të dy kampet duke krijuar një rrëmujë të vërtetë në fushën e blertë.

Nga e gjithë kjo situatë u ndëshkuan me të verdhë të dy lojtarët, me mbrojtësin spanjoll që pritet të mungojë në sfidën delikate kundër Liverpool për arsye kartonësh.

Maresca i pyetur pas mbylljes së takimit mbi sfidën por edhe mbi momentin e papërshtatshëm është shprehur ekzaktësisht:

Ekipi më pëlqeu. Ata janë të angazhuar dhe kanë një frymë luftarake që i bën edhe më të bashkuar. Nuk kemi frikë për ndonjë skualifikim për arsye displinore, janë gjëra që ndodhin shpesh në futboll për shkak nervash. Kemi kohë të riorganizohemi dhe të rregullojmë gabimet tona gjatë mungesës prej kombëtareve”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga