
Arsenal
Leandro Trossard nuk ka bindur me paraqitjet e tij së fundmi në ekipin e Arsenalit. E njëjta gjë vlen edhe për Gabriel Jesus, i cili ka që prej janarit pa luajtur një ndeshje për shkak të një dëmtimi në gju.
“Topçinjve” i është sosur durimi me të dhe me Trossard dhe tashmë duket se kanë marrë vendimin për të ardhmen e tyre. Siç raportojnë mediat britanike, Arsenali po mendon t’i japë lamtumirën dy sulmuesve në merkaton e janarit.
Të dy sulmuesit kanë kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2027. Por nëse do të vijnë oferta interesante dhe të kënaqshme, Arsenali do t’i pranonte pa hezitim.
Poll