Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Arsenal “privatizon” kreun, Arteta: Të gjitha sakrificat e ekipit, po shpërblehen!

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenal “privatizon” kreun, Arteta: Të gjitha sakrificat e
Mikel Arteta

Arsenali u përball dje me Aston Villa-n, sfidë e cila u mbyll me rezultatin 4-1, në favor të ekipit të Mikel Artetës. Një tjetër ndeshje e fituar, njëkohësisht edhe një tjetër sukses në javët e kryesimit të Arsenalit, në renditjen e Premier League.

Ndërsa për paraqitjen e mirë të skuadrës, ka folur edhe trajneri, Mikel Arteta. Sipas tij të gjitha sakrificat dhe përkushtimi i djemve dhe i gjithë ekipit po shpërblehet tashmë. Për më tepër ai u ndal edhe tek mbyllja e këtij viti kalendarik, i cili për të është perfekti pasi, statistikat e tyre janë “ontop”.

"Të gjitha sakrificat dhe përkushtimi që bën reflektohen në rezultate dhe performanca të shkëlqyera dhe kjo është shumë e kënaqshme, por e dimë se ka ende shumë për të luajtur. Është një mënyrë e shkëlqyer për ta mbyllur vitin, kjo është e sigurt”, ka përfunduar timonieri i skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu