Pavarësisht zërave të merkatos për një largim të mundshëm të Luis Diaz nga Liverpool, tashmë gjithçka është vendosur. Sulmuesi kolumbina nuk do të largohet dhe diçka të tillë e ka konfirmuar trajneri, Arne Slot.
“Luis Diaz nuk do të largohet nga Liverpool gjatë kësaj vere. E pëlqej jashtë mase shumë atë çfarë kam parë nga Luis, jam shumë i lumtur. E ardhmja e tij është këtu me ne, në Liverpool”, ishin fjalët e trajnerit, Arne Slot.
Kujtojmë që për Diaz kishte interes të fortë Manchester City dhe Barcelona. Por lojtari nuk e ka menduar kurrë largimin, teksa ndihet i lumtur tek “The Reds”.
Poll