
Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Pavarësisht se ka disa muaj që trajneri e ka njoftuar largimin e tij, sërish e ardhmja e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Timonieri gjerman kur njoftoi largimin e tij, u ‘premtoi’ tifozëve të “The Reds” se në Angli nuk do të drejtone asnjë skuadër, gjë e cila ka ngritur akoma më shumë pikëpyetjet për të ardhmen e tij, edhe pse Klopp theksoi se do të bëj një periudhë pushimi.
Së fundmi në një intervistë për “Sky Sport”, 56-vjeçari ka treguar se çfarë do të bëjë pasi të largohet nga Liverpool.
“Ka disa gjëra që Ulla (bashkëshortja e trajnerit) dëshiron që unë t’i mësoj. Do të ndjek kurse gatimi dhe kërcimi. Duhet të mësoj si të gatuaj diçka, edhe nëse bëhet fjalë vetëm për mëngjesin apo diçka të tillë… E di vetëm që kuzhina ekziston në shtëpi se nga aty vjen era, jam krejtësisht i padobishëm në punët e shtëpisë. Për herë të parë në gjithë jetën time, nuk e kam idenë se çfarë do të bëj dhe kjo është pikërisht ajo që dua.
Titulli? Do të doja t’u jepja njerëzve mundësinë për të festuar sërish diçka të veçantë. Jam shumë i lumtur që jemi në këtë garë”, përfundoi Klopp.