
Florian Wirtz
Florian Wirtz u transferua me bujë të madhe nga Bayer Leverkusen te Liverpool. Klubi i Premier League nuk shpenzoi pak, por plot 125 milionë euro për të siguruar shpenzimet e fantazistit gjerman.
Por deri më tani, Wirtz nuk i ka justifikuar milionat e paguara për të. Në 7 ndeshjet e para të Premier League, 22-vjeçar nuk ia ka dalë që të shënojë qoftë 1 gol të vetëm apo të dhurojë ndonjë asist.
Në krahun tjetër, kjo situatë po revolton shumë tifozët e “The Reds”. Duke parë statistikat 0 (gola), 0 (asiste) dhe 7 (ndeshje), Wirtz po cilësohet së fundmi si “Agjenti 007”.
Poll