Manchester City pritet të blindojë mbrojtjen në këtë merkato janari me një afrim nga Ligue 1. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Lens Abdukodir Khusanov, 20 vjeç.
Ndonëse nuk është një emër i dëgjuar ende, por talenti nga Uzbekistani pritet të jetë përforcimi i Guardiolës në mbrojtje. Sipas mediave, kampionët në fuqi të Anglisë, do të paguajnë për Lens për kartonin e lojtarit plot 50 milionë euro për ta transferuar atë në Manchester.
Vlera e Khusanov në Transfermarkt është 12 milionë euro, ndërsa shuma që pritet të paguajë City është tejet e madhe. Këtë sezon në të gjitha kompeticionet, uzbeku ka zhvilluar 16 paraqitje me skuadrën e Lens.
Poll