
Pep Guardiola
Manchester City po kalon një nga momentet më të vështira. Plot 5 humbje radhazi për “Qytetarët” duke bërë që të vihet në dyshim “skuadra e madhe” që është shpenzuar shumë për t’u krijuar.
Në lidhje me këtë gjendje të ekipit ka folur trajneri Pep Guardiola. Tekniku spanjoll thotë se shkak për këtë moment të vështirë janë dëmtimet e shumta që kanë “kapluar” ekipin e tij.
“Më jepni lojtarët e mi, mi ktheni dhe do ta shihni. Është e vështirë të luash kur je pa 4 mbrojtës qendre, pa 2 mesfushorë, kur ke jashtë lojtarin më të mirë në botë, Rodrin, kur ke jashtë 3 lojtarë të krahut, thjesht më ktheni lojtarët e mi, kaq kërkoj”, është shprehur Pep Guardiola.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
58 milionë euro, Chelsea nuk “ngopet” me sulmues
PREMIER LEAGUE
Nuk shënoi asnjë gol, Chelsea vendos për Armando Brojën
PREMIER LEAGUE