
Timo Werner
Tottenham ka vendosur të blejë kartonin e Timo Werner. Sipas mediave gjermane, sulmuesi i ka mbushur mendjen “Spurs”, që këta të fundit të ushtrojnë të drejtën e blerjes.
Kujtojmë që Werner është në huazim nga Leipzig te Tottenham që në janar të këtij viti. Drejtuesit anglezë tashmë kanë vendosur, për ta bërë gjermanin pjesë të tyren përfundimisht.
Shuma që Tottenham do të paguajë te Leipzig është rreth 17 milionë euro, çmim ky i vendosur nga klubi gjerman.
Në këtë sezon, kujtojmë që gjermani 28-vjeçar ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 4 të tjerë.
Poll