
Alexander Isak
Alexander Isak është një nga lojtarët të cilët flitet shumë se do të ndryshojë skuadër në merkaton e verës dhe të largohet nga Newcastle. Kjo pasi në drejtim të tij ka shumë interesime nga skuadra “big”.
Liverpool është një prej ekipeve që është i gatshëm të shpenzojë milionat për transferimin e tij. Sipas mediave britanike bëhet me dije se “The Reds” për ta bërë suedezin lojtarin e tyre mund të paguajnë gati 150 milionë euro.
Arne Slot e pëlqen shumë sulmuesin dhe e shikon si një element kyç për të “rinovuar” repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm. Një operacion që që në ditët e ardhshme mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.
Poll