Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

125 milionë euro të shkuara dëm, Liverpool mund të marrë masa për Wirtz

Shkruar nga NEWSPORT
125 milionë euro të shkuara dëm, Liverpool mund të
Florian Wirtz

Florian Wirtz nuk arriti të shfrytëzojë momentin pas dy asistimeve në Champions League të mërkurën, pasi humbja e Liverpool ndaj Brentford e vuri përsëri në qendër të kritikave gjermanin.

Pavarësisht fitores 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt në mesjavë, "The Reds" vazhduan serinë e humbjeve në Premier League me një disfatë 3-2 përballë Brentford.

Përkundër përpjekjeve për t’u rikthyer në formë, Wirtz nuk arriti të regjistronte asnjë gol ose asist në këtë ndeshje, duke mbetur pa asnjë kontribut në gol në 9 paraqitjet e tij të para në Premier League.

Për më tepër, ai mbetet pa "kontribut" me Liverpool, të cilët e blenë gjermanin për 125 milionë euro. 

Pas thashethemeve për një largim të mundshëm të Wirtz nga Liverpool, raportet nga Anfield raportojnë se ka pasur një takim të brendshëm lidhur me spekulimet për të ardhmen e fantazistit në klub.

Poll

Lexo gjithashtu