
Kristjan Asllani ka folur pas ndeshjes Inter – Udinese, të cilën zikaltërit e fituan 2-0. Mesfushori shqiptar ishte autor i golit të dytë, të cilin e shënoi direkt nga goditja e këndit. Asllani thotë se kurrë nuk kishte shënuar gol të tillë, teksa falenderon në veçanti austriakut, Arnautovic.
“Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë që të shënoja gol olimpik. Ajo që kishte më shumë rëndësi ishte fitorja, ne jemi të lumtur sepse po japim vazhdimësi rezultatesh dhe po ecim përpara gjithnjë e më mirë.
Ky grup është fantastik, ka kimi të madhe mes nesh në dhomat e zhveshjes. Ne dalim shpesh bashkë dhe kjo krijojn kiminë, e cila më pas çon në rezultate.
Dua të falenderoj Arnautovic për mbështetjen e tij. Ai është një nga ata që i ndihmon gjithmonë të rinjë dhe është themelor në grupin tonë”, ishin fjalët e Kristjan Asllanit pas ndeshjes.