Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Milan në “hall”, gjigantët e Bayernit i vihen pas yllit të ekipit kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Milan në “hall”, gjigantët e Bayernit i vihen pas yllit
Davide Bartesaghi

Davide Bartesaghi po zhvillon një sezon mjaft pozitiv me Milanin në Serie A. Anësori i majtë italian, ka fituar kështu interesin e Bayern Munich, të cilët kanë kërkuar të dinë më shumë.

Igli Tare vështirë që ta lërë të lirë, megjithatë duke ditur “forcën” financiare të bavarezëve, Milan mund të tundohet nga një ofertë. Por, pritet të dëgjohet edhe fjala e 19-vjeçarit.

Kujtojmë se Bartesaghi është një lojtar i dalë pikërisht nga akademia e Milanit. Vlera e tij momentalisht është 18 milionë euro, ndërsa kontrata me “Djallin” përfundon në qershor të vitit 2030.

Poll

Lexo gjithashtu