Neymar nuk po gjen dot qetësi me dëmtimet. Sulmuesi brazilian ka pësuar sërish një dëmtim në sfidën që Al Hilal fitoi 3-0 kundër Estenhlal në Champions League të Azisë.
Kapiteni i Brazilit hyri në fushë në minutën e 58-të, teksa pas thuajse gjys ore u detyrua të linte fushën e lojës. Neymar ka folur pas kësaj sfide, ku ka zbuluar më shumë mbi gjendjen e tij, ndërsa ka theksuar se mjekët e kishin paralajmëruar që të ishte më shumë i kujdesshëm.
“Ndihet si një ngërç, por shumë i fortë. Do të bëj disa testime dhe shpresoj se nuk është asgjë serioze. Është normale që kjo të ndodhë pas 1 viti, tashmë më kanë paralajmëruar mjekët. Duhet të jem i kujdesshëm dhe të luaj më shumë minuta”, ka deklaruar sulmuesi.