
Niko Dovana
Izrael U19 ka triumfuar përballë Irlandës së Veriut U19 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të kualifikuesve të Euro 2025. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 3-1.
Pasi mposhtën Shqipërinë 6-0 në Elbasan, izraelitët marrin një tjetër fitore të rëndësishme. Golat për Izraelin u shënuan nga Tishler, Hazan dhe Ranon, ndërsa golin e vetëm për irlandezo-veriorët e gjeti Orr në të 77-tën.
Me këtë fitore, Izraeli shkon në vendin e parë me 6 pikë, duke blinduar kreun. Kujtojmë që në orën 14:00, Shqipëria U19 do të kërkojë fitoren përballë Danimarkës U19.
Poll